Politika e Privatësisë dhe Cookie

Ecommerce Albania Sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, «Për mbrojtjen e të dhënave personale» (të ndryshuar).


Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.ecommercealbania.com, Ecommerce Albania Sh.p.k mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj Ecommerce Albania Sh.p.k të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.


Ecommerce Albania Sh.p.k siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.
Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.


Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën support@ecommercealbania.com.
Ecommerce Albania Sh.p.k garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).
Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Ecommerce Albania Sh.p.k. , do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.
Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Ecommerce Albania Sh.p.k.
Cookies
Ne përdorim cookie për të ju siguruar eksperiencën më të mirë në faqen tonë. Nëse vazhdon lundrimin në faqen tonë pa ndryshuar konfigurimet, supozojmë se je i kënaqur të pranosh cookie nga faqja jonë.

 


Cfarë janë cookies?
Cookies janë skedarë të vegjël teksti të koduar të cilët janë të pozicionuar në kompjuterin tuaj ose në pajisje të tjera që janë duke përdorur këtë faqe interneti. Faqja e internetit përdor cookies për të mbledhur informacione rreth jush.
Për cfarë përdoren cookies?
Ne përdorim cookies për arsyet e mëposhtme:
• Për arsye marketingu, për të reklamuar banera të personalizuar.

• Për të identifikuar dhe monitoruar udhëtimin tuaj në faqen tonë të internetit dhe për të rregjistruar blerjet online. Kjo na ndihmon që të identifikojmë probleme të shfaqura dhe për të përmirësuar udhëtimin e klientëvë tanë.

• Na mundëson informacion rreth përdorimit të faqes sonë dhe duke i bashkangjitur dhe informacionin rreth blerjeve tuaja , na ndihmon për të përmirësuar dhe zhvilluar produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë.


• Për të na siguruar që artikujt e përzgjedhur janë vendosur në koshin tuaj dhe blerja juaj është proçesuar si duhet.


• Ju mund të ndryshoni specifikat e broëser për të refuzuar cookies. Për të mësuar si mund ti çaktivizojmë ju lutem vizitoniwww.aboutcookies.org. Ju lutem, mbani mend që disa cookies janë të rendesishme në mënyre që ju të proçedoni me blerjen në faqen e internetit dhe nëse ju refuzoni cookies kjo mund të ndikojë në mosfunksionimin e faqes së internetit dhe mund tju pengojë pëe të kryer blerjen online.


• Në asnjë moment, cookies tonat apo ato të palëve të treta rregjistrojne të dhënat tuaja personale të pagesës.
Ka lloje të ndryshme cookies?
Ne i kemi klasifikuar cookies tona në dy lloje të ndryshme; cookies direkte dhe të palëve të treta. Direkte jane ato që janë vendosur nga Ecommercealbania.com për tju ofruar juve një eksperiencë të plotë dhe funksionale blerjeje në faqen tonë të internetit . Cookies të palëve të treta janë vendosur nga partnerët tanë të biznesit si Social Media, Analytics dhe Adobe të cilat i përdorim për të shfaqur video dhe perfituar statistika.


• Cookies Direkte
Në mënyrë që të keni mundësi të blini në Ecommercealbania.com ne i kërkojmë kompjuterit tuaj të pranojë cookies. Disa nga cookies që ne përdorim jane bazike për të aktivizur koshin tuaj të blerjeve dhe funksionin sign-in në faqen tonë të internetit. Pa ato ju nuk mund të përfundoni një blerje me Neptun. Cookies nuk grumbullojnë informacion personal si emri, adresa apo detaje nga pagesa e kryer. Më poshtë është një liste me cookies kryesore që ne përdorim dhe pse. Disa nga partnerët tanë përdorin cookies detajet e të cilave mund ti gjeni te cookies të palëve të treta.


• Cookies të palëve të treta
Ne punojmë me kujdes me furnizuesit tanë të cilët përdorin cookies në faqen tonë. Këto cookies mundësojne disa funksione të caktuara të cilat veprojnë në bashkëpunim me Facebook, Twitter &Youtube. Ne nuk kemi kontroll për disa nga keto cookies kështu për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit të palëve të treta.

Ne jemi përpjekur të sigurohemi që klientët tanë të kenë vizibilitet të plotë të cookies që përdoren në faqen tonë. Faqja jonë e internetit kërkon pranimin e disa cookies të përcaktuar që të mundësojë blerjen tuaj ne Ecommercealbania.com. Gjithsesi nëse dëshironi që të kufizoni ose bllokoni cookies ju mund të përdorni browser tuaj për ta bërë këtë. Cdo browser ka mënyra të ndryshme për të bllokuar ose kufizuar cookies.
Për më shumë informacione rreth cookies dhe menaxhimin e tyre vizitoni www.allaboutcookies.org


Close