COOKIES
Ne përdorim cookie për ta bërë përvojën tuaj më të mirë. Lexo më shumë
Dërgesat dhe Kthimet
Proçesimi i porosive
Të gjitha blerjet para orës 12.00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda 10 ditësh në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Vlorës, një ditë më shumë për qytetet e tjera. Kjo sepse mallrat vijne te gjitha nga vendet e Origjines (Italia, Franca, Gjermania, Hollanda etj.) origjinale me certifikate prejardhjeje.
Porositë e bëra gjatë fundjavave ose në ditët e festave zyrtare do të procesohen në ditën pasardhëse të punës.
Dërgesa
Dërgesa kryhet nëpërmjet korrierit dhe do të mbërrijë tek ju jo më vonë se 10 ditë në varësi të vendndodhjes tuaj. Ju do të njoftoheni nëpërmjet postës elektronike ose contact center kur porosia juaj të niset.
Kostoja e transportit do të llogaritet duke pasur parasysh vendndodhjen tuaj si dhe peshën e produkteve të porositura. Ju mund të shikoni koston e transportit për produktet e përzgjedhura në shportën tuaj në përfundim të procesit të porositjes (përpara se të kërkohet konfirmimi i porosisë).
Nëse ndonjë nga artikujt e porosisë tuaj nuk është i disponueshëm për momentin, ne do t’iu kontaktojmë për t’iu kthyer paratë ose për të zëvendësuar artikullin. Nëse do të jetë e nevojshme, do t’iu kërkojmë kohë deri në pajisjen sërish me artikullin e munguar.
Kthimi i produktit
Kthimi i produktit pasi është përfunduar (konfirmuar) shitja është i mundur vetëm brenda 48 orësh nga marrja në dorëzim e tij nga blerësi.
Kthimi i produkteve është i mundur vetëm në rastet e mëposhtme:
• Produkti ka mbërritur tek blerësi me defekt, pra nuk është dëmtuar prej tij.
• Ka dyshime të arsyeshme mbi origjinën e mallit dhe autenticitetin e tij.
Në këto raste, procedura e kthimit të produktit është si vijon:
a. Kërkesë për pranimin e kthimit të produktit me e-mail tek support@ecommercealbania.com ose duke kontaktuar Customer Care në numrin +355 42225308.
b. Aprovim i kërkesës dhe dërgim i e-mailit tek klienti me kodin e pranimit të kthimit.
c. Dërgimi i produktit për kthim bashkë me e-mailin e konfirmimit.
d. Marrja e produktit nga logjistika jonë.
e. Konfirmim klientit për marrjen e produktit sipas kërkesës.
f. Rimbursim i shumës në emër të klientit. Në këtë rast, Ecommerce Albania do të tentojë të rimbursojë të gjithë shumën e paguar nga klienti, por rezervon të drejtën për të hequr nga shuma e rimbursimit të gjitha kostot e transaksionit (Pay Pal, Karta Krediti etj) dhe kosto të tjera që mund të dalin nga ky transaksion.
Nuk mund të kthehen produktet kur:
1. Produktet janë dëmtuar nga klienti.
2. Produktet e kthyer nuk janë shoqëruar me kutitë dhe çantat përkatëse. Të gjithë produktet e kthyer pranë Ecommerce Albania duhet të vijnë në gjendjen që janë shitur dhe me të gjitha aksesorët shoqërues (p.sh. kutia e syzeve, e bizhuterive, çantat e copës që shoqërojnë çantat e lëkurës, çertifikatat, etj).
3. Kur produktet nuk janë shoqëruar nga fatura e bashkangjitur në pako.
4. Janë rrobabanjo ose veshje të brëndshme të përdorura. Ecommerce Albania pranon vetëm kthimin e rrobabanjove ose veshjeve të brëndshme të reja me etiketë.